Vjen nga Austria për të votuar në Durrës: S’mund të tërheq kartën e ID, zyrat janë mbyllur

Një emigrante ka ardhur nga Austria për të votuar, por për fat të keq, sot nuk ka mundur që të tërheqë kartën e ID. Zyrat janë mbyllur, duke sjellë kësisoj edhe problem për qytetaren. Ndodhur në kushtet kur ajo s’po gjente dot një zgjidhje, i është drejtuar mediave për të trajtuar këtë rast. Qytetarja nuk do mundet që të ushtrojë të drejtën e votës, për shkak të mungesës së një mjeti identifikimi.

Emigrantja që kishte ardhur enkas nga Austria për të votuar, tha se kishte aplikuar 4 javë më parë për kartën e identitetit, por kur ka shkuar sot për ta tërhequr, i kanë thënë që zyrat janë mbyllur.

“U drejtova tek ju për të kërkuar ndihmë. E kam pak të vështirë, nuk kam as internet. Jam informuar dhe më thanë që ditën e zgjedhjeve zyrat e Aleat janë të hapura, por sot janë mbyllur. Një qytetare më tha që qendrat kanë qenë të hapura dje, por jo sot. Jam juriste vetë, isha informuar mirë dhe më thanë që do të jenë të hapura dhe sot, por me sa duket jo”, tha qytetarja për “News 24”, e cila priste për të votuar në rajonin numër 1 në Durrës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *