Rrezikonin të mbyteshin dy të rinj në Dhërmi, shpëtohen nga policia kufitare

Policia Kufitare në Dhërmi kanë bënë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga deti të dy të rinjve të cilët rrezikonin të mbyteshin së bashku me mjetin e tyre lundrues, mbrëmjen e djeshme.

Mësohet se shteasit me iniciale S. B., 28 vjeç, dhe V. A., 25 vjeç, banues në Tiranë, e kishin të pamundur të ktheheshin në breg për shkak të rrymave të forta detare.

Njoftimi i Policisë:

“Më datë 18.05.2022, rreth orës 20.00, pas marrjes së njoftimit nga Salla Operative e Komisariatit të Policise Himarë, se në vendin e quajtur “Rrugët e bardha”, në Palasë, dy shtetas të cilët ishin duke lundruar në det me një gomone me lopata, po rrezikoheshin dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg për shkak të rrymave të forta detare, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi u nisën menjëher në ndihmë të tyre,dhe pas kërkimeve të shumta, arritën ti konstatonin rreth 2 milje përballe bregut të dy shtetasit dhe konkretisht: S. B., 28 vjeç, dhe V. A., 25 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia e Vlorës.

Menjëherë nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, u bë e mundur nxjerrja e tyre në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *