Forcat RENEA kanë zbarkuar në qytetin e Elbasanit gjatë orëve gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Burime për median bëjnë me dije se operacioni është zhvilluar rreth orës 05:30. Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme SPAK, mësohet se janë rreth 10 persona të cilët priten të arrestohen në qytetin e Elbasanit.
Mësohet se dëshmia e dhënë nga Nuredin Dumani pas arrestimit nga ana e forcave RENEA në qytetin e Fierit, ka çuar Drejtësinë tek persona që lidhen me shumë ngjarje kriminale në qytetin e Elbasanit.