Një bombol gazi ka shpërthyer pasditen e djeshme në lagjen “29 Nëntori”.
Mësohet se bombola ka shpërthyer në banesën e shtetasit me iniciale Y.M., i cili ka marrë dëmtime të lehta.
Njoftimi i Policië:
Sot rreth orës 15:45, në lagjen “29 Nëntori” në banesën e shtetasit Y. M. ka rënë zjarr si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit.
Shtetasi Y. M ka marrë dëmtime të lehta në duar.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikëset, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.