Pesë muaj pa marrë pagat, punonjësit e inceneratorit të Fierit sërish në protestë: Na gënjyen prap

Punonjësit e inceneratorit ët Fierit kanë dalë sërish në protestë kët të enjte. Kjo pasi ata kanë pesë muaj pa marrë pagat.

Inceneratori është sekuestruar nga SPAK për shkak të hetimeve dhe është vendosur një administrator nga shteti. Ky ndryshim ka lënë katër muaj pa paga punonjësit. Ata thonë se janë gënjyer përsëri, pasi dje ishte afati i fundit që iu ishte thënë se do të likuidoheshin.

“Protesta do të vazhdojë derisa ata të likuidojnë rrogat. Nuk thotë njeri nuk ka lekë. Na gënjyen prap. Të mërkurën tha ai do t’ju likuidojmë. Dita e fundit ishte dje. Ndërsa dje telefonat janë mbyllur”, thotë një prej tyre.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *