Janë publikuar emrat e disa prej personazheve të njohur të botës së krimit, për të cilët SPAK ka lëshuar urdhërarreste.
Burime për median bëjnë me dije se SPAK ka kërkuar arrestimin e Suel Çelës, Ervis Martinajt dhe Sokol Sanxhaktarit (i arrestuar tashmë për një vepër tjetër penale).
Janë arrestuar Kamer Mehja dhe Fatos Gosa, dy emra të njohur të botës së krimit, ndërsa nuk janë gjetur Suel Çela dhe Talo Çela.
Është prerë urdhër arresti edhe për Nuredin Dumanin edhe pse ai është arrestuar.