Thirrja për veprim global për sigurinë ushqimore, ministrja Xhaçka në OKB: Shqipëria është e angazhuar të…

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka qenë e pranisme në takimin e nivelit të lartë “Thirrje për Veprim Global për Sigurinë Ushqimore”, në OKB, me ftesë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Nëpërmjet nj postimi në rrjete sociale Xhaçka tha se Shqipëria mbështet rolin e OKB si një aktor kyç për adresimin e krizave ushqimore në botë. Sakaq, shkruan se pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme mes shteteve, mbetet një përgjegjësi e përbashkët bashkëpunimi për të thyer rrethin vicioz të konfliktit dhe adresuar pasigurinë ushqimore.

“Më shumë njerëz janë në rrezik, më shumë njerëz po shkojnë drejt varfërisë dhe ajo që është po aq shqetësuese është se kriza paraqet një kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin e shumë vendeve dhe rajoneve. Shqipëria është e angazhuar të punojë së bashku në identifikimin e sfidave, zgjidhjeve dhe të mbështesë punën e agjencive të specializuara të Kombeve të Bashkuara për të arritur zgjidhje afatshkurtra dhe afatgjata për krizën globale të sigurisë ushqimore”, përfundoi fjalën e saj ministrja Xhaçka.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *