Meta në Shijak: Ruani qetësinë, të zbardhim faqen e Shqipërisë përpara Europës

Presidenti Meta pas Elbasanit, ka vizituar dhe qytetin e Shijakut për të ndjekur nga afër procesin e votimit. Ai ka ftuar të gjithë qytetarët e Shijakut që të ruajnë qetësinë dhe të zbardhin faqen e Shijakut e Shqipërisë para Europës.

Fjala e Metës:

Shijaku është popull me tradita, ftoj të gjithë qytetarët e Shijakut që të ruajnë qetësinë, me mirëkuptim edhe të zbardhin faqen e Shijakut dhe të gjithë Shqipërisë përpara Europës. Me qetësi, zoti Spiro dhe Genci janë këshilltarët tanë të sigurisë kombëtare, këtu jam unë, këtu më keni vazhdimisht, hajde me qetësi dhe pa probleme. Të gjithë të bëjnë punën e tyre, sipas bindjes së tyre, hajde respekte me qetësi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *