Deputeti, Fatmir Xhafaj ka mbajtur fjalën e tij në Komisionin e Ligjeve për punën e bërë nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, i drejtuar nga Artur Metani.
Xhafaj tha se pritet më shumë nga ky institucion por më së shumti nga Metani.
“Unë besoj që institucioni do e forcojë autoritetin e tij në atë se sa ju do të bindi sistemin. Gjyqtarë dhe prokurorë, për pavarësinë tuaj në ushtrimin e detyrës. Duhet të kemi mirëkuptimin tuaj dhe opinionit publik, se institucioni juja ka pritshmëri të larta, edhe për shkak tuaj. Ju keni veprimtari të pasur.
Kjo do të thotë që mundësinë për t’u përshtatur më lehtë me detyrën e keni më të madh. Kjo bën që edhe pritshmëria jonë të jetë më e lartë. Është institucion i ri, jo sfidë e re në raport me systemin. Në vlerësimin tim, po aq vlerë ka sistemi në menaxhimin e brendshëm të gjykatave, në funksionimin e brendshëm”, tha Xhafaj.