Një atentat që tronditi Sukthin, por jo vetëm, teksa babai i dy fëmijëve ka mbetur viktimë, dhe ky i fundit i njohur për policinë. Ende sot makina e viktimës është e parkuar në qendër të Sukthit para dyqanit të 48-vjeçarit Arben Mërkuri (Ismaili), i njohur si “Maneci”.
Në trotuar ka njollat e gjakut, pasi i qëlluar ai ka ecur për pak metra. Burime për mediat bëjnë me dije se 48-vjeçari sapo kishte përfunduar godinën dy katëshe, kati i parë do të funksiononte si dyqan dhe i dyti shtëpi.
Mërkuri po priste të bënte furnizimin e parë për të hapur dyqanin. Shtëpia e vjetër është pranë të resë. Mbrëmë ka qenë për të përfunduar disa gjëra në dyqan, kur ka parë që pak metra më tej ka ndaluar makina dhe autorët kanë dalë me atuomatik, me kallashnikov. Ai është futur në dyqan për t’u fshehur, por nuk ka bërë në kohë dhe është qëlluar me automatik. 48-vjeçari ka marrë 4 plumba në trup.
Ndërkohë në morgun e spitalit të Durrësit ishin 3-4 shokë të viktimës dhe kunati që kryen procedurat ligjore.
Kunati i tij u shpreh jashtë kamerave që trupi i viktimës ka qëndruar për gjysmë ore në vend pasi askush nuk e transportonte në spital. Pas 30 minutash kanë ardhur fqinjët që e morën me makinë dhe e çuan në spital.
Sipas rindërtimit të skenës së krimit të bërë nga grupi hetimor autorët kanë qenë dy, njëri në timon dhe tjetri ekzekutuesi. Pasi e kanë qëlluar, makina e tyre ka hyrë në autostradë në sensin Tiranë -Durrës, por nuk dihet se çfarë rruge ka marrë më pas./Ballaknweb