Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhe prokurori Arben Kraja janë duke mbajtur një konferencë për mediat për të dhënë informacione zyrtare në lidhje me operacionin e madh që po zhvillohet në disa qytete në vend, në kuadër të dhjetëra urdhër-arresteve të firmosura nga GJKKO.
Bëhet fjalë për arrestimin e emrave të njohur të botës së krimit.