Një shofer i papërgjegjshëm ka hyrë brenda ‘Sheshit Skënderbej’ me një shpejtësi tej normave, në një zonë pedonale, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.
Ngjarja ka pak çaste që është raportuar, ndërsa një i ri tashmë është ndaluar nga ana e policisë.
Shoferi u neutralizua, dhe në këtë moment dhjetra qytetarë janë afruar dhe e kanë goditur.