Mega-operacioni i SPAK, Kraja: Kemi prova të reja, persona që kanë pasuri të paligjshme dhe të pa justifikuara do t’i sekuestrohen

Kreu i SPAK, Arben Kraja, një përfaqësuese e Prokurorisë së Posaçme dhe kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano kanë zbardhur detaje nga operacioni i zhvilluar këtë të enjte në disa qytete të vendit.

Kraja pohoi se në këtë operacion ka marrë pjesë edhe BKH, së bashku me strukturat e policisë së shtetit. Ai tha se operacioni po vijon dhe do të zbardhen detaje të reja në vijim.

“Kushdo do të ketë të dokumentuara pasuri të paligjshme dhe të pa justifikuara do të sekuestrohen. BKH ka qenë shumë e përfshirë. Grupi që ka kryer hetimet ka qenë e përbërë nga 3 prokurorë. Kanë bërë punë shembullore në këtë rast. Plotësimi i BKH është një proces. Grupi i dytë po bën trajnimin, në mes të qershorit ata mbarojnë trajnimin dhe do të jenë të gatshëm për të kryer punën.

Policia vazhdon të jetë në aksion. Nuk kemi asnjë analizë për momentin. Do të vazhdojnë procedurat për ekzekutimet e vendimeve të gjykatës. Çështja është në hetim. Do të kemi komunikime të tjera të nevojshme dhe do të bëjmë me dije ngjarjet për të cilat janë grumbulluar prova të reja”, tha Kraja.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *