Presidenti/ Bardhi: PD të bëjë “armëpushim”, kandidati të jetë i të gjithëve

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar që të gjithë deputetët demokratë, të jetë bashkë për presidentin e ri.

Bardhi propozuar që për t’u bërë të gjithë bashkë të mandatohet një grup me deputetë nga të gjitha palët në negociatat për kreun e ri të shtetit.

“Të mblidhemi të gjithë deputetët e opozitës bashkë, minimalisht të gjithë deputetët e dalë nga lista e PD. Ky nuk është moment ndasie midis nesh. Nuk shoh që ka diferenca që propozimi për Presidnetin e ri i takon opozitës. Duhet një armëpushim mes vetes në PD dhe të eksplorohet çdo mundësi për bashkim në këtë proces.

Unë mendoj që për tu bërë bashkë mund të mendohet që grupi që mandatohet nga Grupi Parlamentar për negociata të përfshijë deputetë nga të gjitha palët. Kandidatët tonë duhet të jenë produkt i të gjithë deputetëve të opozitës, pa asnjë përjashtim”, tha ai.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *