E rëndë! Bie nga kati i 5-të i objektit ku po punonte, humb jetën 45-vjeçari, arrestohet administratori i firmës në Kavajë

Është vënë në pranga një 27-vjeçar, banues në Tiranë, i cili është administrator i një firme private.

Mësohet se i riu është arrestuar pasi ditën e djeshme, ka rënë nga kati i pestë i një pallati ku po punonjës një punonjës 45-vjeçar, ku dhe ka ndërruar jetë.

Sakaq, shtetasi me iniciale A. K., akuzohet për “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, administrator në një firmë private, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ditën e djeshme, duke punuar në një pallat që po ndërtohej nga firma në administrim nga shtetasi A. K., ka rënë nga kati i pestë i objektit dhe si pasojë ka ndërruar jetë, punëtori i firmës, shtetasi A. M., 45 vjeç, banues në Shijak.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *