Çmendet shoferi, makina futet me shpejtësi në sheshin “Skënderbej”. Qytetarët e tërheqin zvarrë (FOTO-VIDEO)

Nertil Qazimi është qytetari i cili u fut me makinë në sheshin ‘Skënderbej’, duke terrorizuar qytetarët. Gjatë mesditës, ai ka çarë kordonët rrethues të sheshit dhe ka nisur të bëjë manovra të rrezikshme përgjatë hapësirës së saj.

Klodiani nga Tirana, është djali që ka mundur të futet tek dritarja e makinës, duke e qëlluar vazhdimisht sa makina ka ndalur. Falë ndërhyrjes së policisë dhe qytetarëve, Nertil Qazimi është neutralizuar dhe fatmirësisht kjo ngjarje ka përfunduar pa të lënduar. Burimet bëjnë me dije se shoferit të mjetit i janë gjetur edhe doza kanabisi.

“Hyri me shpejtësi, po vinte drejt njerëzve. Iu fik makina dhe u nis drejt turmës, ndërhymë menjëherë. Kishte shumë qytetar përreth, ndaj dhe unë ndërhyra. Nuk munda të kem kontakt me të, pasi ishte diçka e shkurtër. Unë hyra i pari dhe u futa nga xhami me këmbë, u ndal personi. Ai u shokua kur e qëllova me dy këmbë. Nuk e njoh fare kush është. Nuk pata frikë, kishte frikë që askush të mos dëmtohej, nuk e mendova fare veten time. Klodian nga Tirana. Unë po bëja një shëtitje me dajën tim”, tha Klodiani.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *