Makina inteligjente dhe radarët automatikë në monitorim të qarkullimit, në akset rrugore Kavajë – Lushnjë – Kavajë. Shpejtësi të frikshme, deri në 211 km/h, në kohën kur fluksi i lëvizjes së automjeteve ishte akoma i lartë.
?495 mjete të skanuara, për tejkalim të shpejtësisë mbi normat e lejuara, nga makina inteligjente, për 7 orë monitorim, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm;
?251 mjete të evidentuara, për tejkalim të shpejtësisë mbi normat e lejuara, nga radarët automatikë të vendosur në këto akse rrugore, gjatë paradites së djeshme.
Si rezultat i skanimit të mjeteve, në akset rrugore Kavajë – Lushnjë – Kavajë, me makinën inteligjente dhe radarët automatikë:
?janë pezulluar 84 leje drejtimi, për mjete që qarkullonin me shpejtësi nga 125 km/h deri në 211 km/h, për periudha që variojnë nga 2 deri në 12 muaj, shoqëruar me masë administrative nga 7000 deri në 21.000 lekë të rinj dhe me zbritje nga 9 deri në 13 pikë nga leja e drejtimit
?janë evidentuar 662 mjete që qarkullonin me shpejtësi nga 20 deri në 30 km/h mbi normën e lejuar, drejtuesit e të cilave u ndëshkuan me masa administrative që varionin nga 4000 deri në 10.000 lekë të rinj;
?janë evidentuar 89 drejtues mjetesh për shkelje të dyfishtë, krahas tejkalimit të shpejtësisë mbi normat e lejuara, edhe për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
? janë evidentuar 94 drejtues mjetesh për shkelje të dyfishtë, krahas tejkalimit të shpejtësisë mbi normat e lejuara, edhe për mospërdorim të rripit të sigurimit;
? janë evidentuar 102 drejtues mjetesh për shkelje të trefishtë, krahas tejkalimit të shpejtësisë mbi normat e lejuara, edhe për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, edhe për mospërdorim të rripit të sigurimit.
Të gjithë këta drejtues mjetesh do të ndëshkohen sipas normave të Kodit Rrugor në fuqi.
Gjatë ditës së sotme makina inteligjente është zhvendosur në një tjetër qark të vendit.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.