Katër muaj kanë kaluar që nga atentati i dështuar për ekzekutimin e Lulëzim Mashës, 63-vjeç, te nënkalimi i Liqenit të Thatë, në Tiranë. Në janar, një person qëlloi me armë zjarri pistoletë në drejtim të një automjeti tip Benz, me drejtues 63-vjeçarin.
Ky person që lëshoi plumbat drejt Mashës rezultoi të ishte Skerdi Tasi, i cili ndodhet pas hekurave në lidhje me këtë ngjarje.
Këtë të enjte, detaje të reja kanë dalë në dritë, falë operacionit policior “Plumbi i artë”, të iniciuar nga SPAK, me anë të arrestimeve të kryera. Mes 18 urdhër arresteve të finalizuar nga Policia e Shtetit me urdhër të SPAK, është edhe emri i autorit të dyshuar për plagosjen e Lulzim Mashës, Skerdi Tasi i cili ndodhet pas hekurave në lidhje me këtë ngjarje.
Skerdi Tasi i ka thënë trupit gjykues se ngatërroi shënjestrën ditën e ngjarjes dhe u largua me vrap. Por dëshmi të reja kanë nxjerrë në dritë një tjetër pistë hetimi.
Burimet kanë konfirmuar se dyshohet se personi që porositi atentatin ndaj Lulzim Mashës të jetë pikërisht Suel Çela. Kjo ka rezultuar nga dëshmia e Nuredin Dumanit i cili ka thënë se Çela i ka kërkuar të vrasë Mashën. Sipas tij, Çela i kishte vënë gjobë Mashës dhe ky i fundit nuk e kishte paguar.
Kjo ka bërë që ndaj Skerdi Tasit të shtohet një tjetër masë sigurimi “arrest me burg”. Suel Çela duket të jetë një nga emrat që i shpëtoi prangave ditën e sotme.
Arrestohet Skerdi Tasi
Një 31-vjeçar është vënë në pranga para disa ditësh, i akuzuar si autori i atentatit kundrejt pronarit të shkollës private “Wilson”, Lulëzim Masha. Ngjarja e cila ndodhi më 18 janar të këtij viti, zbuloi se 63-vjeçari Lulëzim Masha teksa ishte duke udhëtuar me mjetin e tij tip “Mercedenz Benz ML” pranë Liqenit të Thatë, u qëllua me breshëri plumbash pistolete.
Autori 31-vjeçar, Skerdi Tasi, është arrestuar nën akuzën “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. 31-vjeçari është kapur nga forcat e rendit tri muaj pasi ishte shpallur në kërkim.
Njoftimi i Policisë:
‘S. T., 31 vjeç, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ky shtetas me datë 18.01.2022, te nënkalimi te Liqeni i Thatë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin L. M., 63 vjeç”, thuhet ne njoftimin e policisë
Si ndodhi ngjarja:
Lulëzim Masha, 63 vjeç, pronar i shkollës private “Wilson” ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij tip “Mercedez Benz ML”, ku në drejtim të tij u qëllua me plumba pistolete. Agresori nuk mundi ta përfundonte qëllimin e tij dhe është larguar menjëherë nga vendi ngjarjes.
Administratori i shkollës “Wilson” kishte vetëm pak minuta që ishte larguar nga ambientet e punës dhe krejt i vetëm po zbriste nga Kodrat e Liqenit Artificial.
Në afërsi të nënkalimit të Liqenit të Thatë ai u qëllua me tri plumba. Dy prej plumbave “përfunduan” në makinën e 63-vjeçarit ndërsa Skënder Tase, u largua me vrap nga vendngjarja.
Dëshmia e Lulëzim Mashës:
I marrë në pyetje nga hetuesit, 63-vjeçari është shprehur se prej disa kohësh kishte vërejtur një të ri që e vëzhgonte në ambientet e shkollës “Wilson” ku ai vetë administron.
Masha rrëfeu në polici se nuk i ka kushtuar shumë rëndësi pasi për shkak të mungesës së konflikteve, nuk e ka cilësuar si problematike dhe nuk i ka lënë vend për dyshime.
Masha dha dhe detaje të autorit ndërsa sipas tij personi që ka kryer atentatin ka qenë shumë i ngjashëm më atë që e ruante në ambientet e shkollës.
Masha e përshkoi agresorin si një person me mjekër rreth të 30-ave, pak esmer dhe me kapele. Më herët është marrë në pyetje është edhe i vëllai, Fatmir Masha, i cili rezulton i dënuar me 15 vite burg për vrasje. Hetuesit ngritën dyshime se ngjarja mund të ketë ndodhur për hakmarrje, por pista u përjashtua.
Kush është Suel Çela?
Suel Çela nga Elbasani, rezulton i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh, por ai ka arritur t’i shpëtojë burgut. Në nëntor 2019, Gjykata e Elbasanit vendosi ta shpallë të pafajshëm Çelën për sulmin ndaj policisë tek tregu ushqimor i Elbasanit.
Dinamika e ngjarjes
Në kohën e atentatit, burimet thonë se pasi ka qëlluar me armë autori është larguar nga vendngjarja në këmbë, ndërsa 63-vjeçari ka shpëtuar mrekullisht nga të shtënat me armë.
Lulëzim Masha, administrator i shkollës ‘Willson’ udhëtonte i vetëm në automjet.
“Më datë 18.01.2022, te nënkalimi te Liqeni i Thatë, nga një person ende i paidentifikuar, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin L. M., 63 vjeç. Si pasojë e të shtënave, nuk ka persona të lënduar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Këto pamje të siguruara nga LSA janë nga vendi i ngjarjes, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një 63-vjeçari, ndërsa ky i fundit i shpëtoi për mrekulli plumbave.