Një zjarr ka përfshirë katin e tretë të një godine në Fier. Mësohet së në këtë godinë ka qenë më parë zyrat e PD, ndërsa aktualisht ky kat është i pashfrytëzuar.
Bëhet e ditur se në katin e parë të godinës ndodhet edhe çerdhja nr.1 e qytetit.
Zjarrëfikësit janë duke punuar por është e vështirë shuarja e flakëve. Zjarrëfikësit janë lajmëruar nga banorë të zonës të cilët kanë parë të dalë tym nga dritaret.
Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar shërbimin e zjarrfikëses, e cila po bën të mundur shuarjen e zjarrit.