Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel pritet të zhvillojë ditën e nesërme një vizitë në Tiranë.
Mësohet se në orën 10:15 do të zhvillohet ceremonia në bulevardin para kryeministrisë.
Në orën 10:30 do të ketë një takim kokë më kokë midis dy delegacioneve.
Agjenda e plotë:
Ditën e nesërme Kryeministri Edi Rama mirëpret Presidentin e Këshillit Europian Charles Michel në një vizitë zyrtare në Tiranë.
-Në orën 10.15, në bulevardin pranë Kryeministrisë do të zhvillohet Ceremonia e Mirëseardhjes.
-Në orën 10.30, takimi kokë më kokë dhe takimi i dy delegacioneve.
-Në orën 11.15, konferenca për shtyp.