Janë bërë publike pamjet ku një një person i veshur si grua, ka vendosur lëndën plasëse në lokalin e efektivit të policisë Ndrek Rrasa.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e shkuar rreth orës 2 e 30 minuta në fshatin ‘Grudë e Re’ të Shkodrës, ku më pas i ka djegur dhe furgonin e parkuar para lokalit.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion Paraprak
Rreth orës 02:20, në fshatin Grudë e re, Shkodër, ka shpërthyer lëndë plasëse në derën e lokalit të shtetasit N. Rr. 46 vjeç , banues në fshatin Grudë e re, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Shkodër.
Për pasojë ka vetëm dëme materiale në lokal si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij autobus, i parkuar para lokalit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.