Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në përditësimin e radhës ka njoftuar se deri në orën 14:00 pjesëmarrja është e lartë. Sipas KQZ-së, deri tani kanë raportuar 1325 qendra votimi nga 5199 që janë në total, që përkthehet në 31.87 pjesëmarrje në rang vendi.
Kanë votuar 330.237 zgjedhës nga 925.894 që kanë në total qendrat e votimit, të cilat kanë raportuar pranë KQZ-së.
Qarku që ka pjesëmarrje më të lartë në votime është Dibra me një pjesëmarrje 41.22%, ndjekur nga Tirana me 39.75 %.