Deputeti, Enkelejd Alibeaj ka ftuar sërish deputetët e grupit parlamentar në një mbledhje në selinë e PD.
Mësohet se nisur nga njoftimi i Alibeajt, mbledhja do të mbahet në orën 16:00 pasdite.
Sakaq, pritet që në fokus të jetë sërish emri i Presidentit të ri të Republikës, kur ende nuk ka asnjë dakortësi mes demokratëve.
“Përshëndetje! Duke ju kërkuar ndjesë për orën, nesër në orën 16:00 do të ketë mbledhje grupi në seli. Faleminderit!”, shkruan Alibeaj në mesazhin e tij dërguar deputetëve mbrëmjen e së enjtes.