Aksident në Tiranë/ Përplasen dy mjete mes tyre, marrin para edhe gruan që po kalonte rrugën

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të premte në rrugën “Thoma Koxhaj”, Tiranë.

Mësohet se dy automjete janë përplasen me njëra-tjetrën, ku më pas kanë përplasur edhe një 60-vjeçare e cila ka qenë kalimtare e çastit.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 20.05.2022, në rrugën “Thoma Koxhaj”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. I., me automjetin me drejtuese shtetasen A. S.
Për pasojë është dëmtuar shtetasja L. H., 60 vjeçe, që po kalonte rrugën në këmbë, në momentin e përplasjes së automjeteve, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *