Kreu i SPAK, Arben Kraja është duke mbajtur fjalën e tij tek Komisioni i Ligjeve.
“Asnjë nuk mund t’i thotë prokurorëve çfarë të hetojnë”, tha Kraja.
Në këtë mënyrë, prokurori iu referua deklaratave publike të kryeministrit Edi Rama dhe anëtarëve të qeverisë se SPAK duhet të hetojë zyrtarët e lartë, përfshirë Sali Berishën. Kraja kujtoi dispozitat ligjore, duke theksuar edhe njëherë se ata veprojnë me kallëzime.
“Po i referohem kodit të procedurës penale. Është një dispozitë që nënpunësit publikë janë të detyruar të bëjnë kallëzim kur konstatojnë elementë të veprës penale. Në kompleksin e luftës kundër kriminalitetit nuk mund t’i kërkohet një strukture të vetme të bëjë gjithçka.
Ne vlerësojmë çdo opinion të partnerëve, kuvendit dhe njerëzve për të ndërtuar punën tonë. Askush nuk mund ti thotë një prokurori që duhet të hetosh këtë apo atë çështje penale. Prioritete janë të lidhura edhe me ngarkesën, apo personat e arrestuar”, tha ai.