Hetimi i SPAK ndaj non gratave, ja si i përgjigjet prokurori Kraja pyetjes së Majkos

Deputeti, Pandeli Majko gjatë seancës dëgjimore për Raportin Vjetor të veprimtarisë së Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar  gjatë vitit 2021, i ka drejtuar disa pyetje kreut të SPAK, Arben Kraja.

Majko pyeti prokurorin Kraja, në lidhje me hetimin e peronve non-grata por edhe se si është çmuar kjo nga kompetencat ligjore.

Majko: Si e ka çmuar SPAK nga kompetencat e ligjore, vendimet për shpalljen non-grata ndaj një zyrtari të lartë  në kuadër të nenit 24/6 të kodit të procedurës penale. E vlerësoni këtë si një indicie apo shkak për proaktivitet?

Sakaq, Kraja tha se nuk i lejohet që të bëjë komente në lidhje me vendime të institucioneve të tjera.

“Kjo është pyetje që s’mund të jap përgjigje, e kemi të ndaluar me ligj të japim opinion për institucione të tjera, të brendshme apo të jashtme”, tha ai.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *