Deputeti, Pandeli Majko gjatë seancës dëgjimore për Raportin Vjetor të veprimtarisë së Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar gjatë vitit 2021, i ka drejtuar disa pyetje kreut të SPAK, Arben Kraja.
Majko pyeti prokurorin Kraja, në lidhje me hetimin e peronve non-grata por edhe se si është çmuar kjo nga kompetencat ligjore.
Majko: Si e ka çmuar SPAK nga kompetencat e ligjore, vendimet për shpalljen non-grata ndaj një zyrtari të lartë në kuadër të nenit 24/6 të kodit të procedurës penale. E vlerësoni këtë si një indicie apo shkak për proaktivitet?
Sakaq, Kraja tha se nuk i lejohet që të bëjë komente në lidhje me vendime të institucioneve të tjera.
“Kjo është pyetje që s’mund të jap përgjigje, e kemi të ndaluar me ligj të japim opinion për institucione të tjera, të brendshme apo të jashtme”, tha ai.