Presidenti i KiE në Tiranë: Shqipëria i ka plotësuar kushtet për çeljen e negociatave! Po përshpejtojmë…

Në një konferencë të përbashkët për shtyp nga Kryeministria, Presidenti i KiE Michel ka treguar se sa shumë ka ndryshuar vendi që nga vizita e tij e fundit.

Ndër të tjera ai ka folur edhe për angazhimin që ka Shqipëria për integrimin në BE. Presidenti i KiE tha se procesit të integrimit duhet t’i japim tashmë energji të reja dhe për këtë po bëhet përshpejtimi i procesit.

“Shumë ka ndryshuar që nga vizita e fundit e imja këtu në Shqipëri. Po një gjë nuk ka ndryshuar dhe ky është angazhimi ynë për integrimin e Shqipërisë në BE. Një vend aleat i vërtetë. Ju falënderoj shumë për mbështetjen dhe punën që keni bërë në arenën ndërkombëtare e veçanërisht këtë vit.

Duhet t’i japim energji të reja procesit të integrimit. Ne po bëjmë përshpejtimin e integrimin.Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për çeljen e negociatave për anëtarësim dhe bisedimet duhet të nisin sa më shpejt”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *