Berisha “kërcënon” Ramën: Nëse ndryshon kurs nga BE, do të përballesh me…

Ish-kryeministri Sali Berisha është duke zhvilluar konferencën e përjavshme për mediat.

Në këtë konferenc, Berisha pohoi se shkaku i vërtetë i mos-hapjes së negociatave me BE-në nuk është vetoja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut, por sipas tij, është krimi në vend. Sipas Berishës, nëse Rama ndryshon kurs nga drejtimi i BE, ashtu siç edhe ka deklaruar në Bruksel, atëherë, ky i fundit do përballet me protesta të fuqishme.

“Shkaku i vërtetë i mos-hapjes së negociatave dhe hezitimit nuk është muri bullgar, jo. Janë muret e krimit, vjedhjeve dhe drogës. Këtë e them sepse në mendimin dhe analizën time është gabim çiftimi i vendeve. Procesi i integrimit është individual. Ndjej keqardhje që tre vite më parë nuk u hapën negociatat për Maqedoninë e Veriut vetëm për Shqipërinë. Edhe sot Maqedonia i ka treguesit më të mirë se ne. Kjo është e njohur. Tani del problemi me Bullgarinë. BE ka një parim, sipas të cilit duhet të zgjidhen sherret mes fqinjët. Rruga e vetme për mua për të ndikuar në standarde dhe kritere është hapja e negociatave, më pas sipas performancës të bëhen edhe hapat.

Ju e dini që keni firmosur një mocion me debat për deklaratën që ka bërë në Bruksel Rama se do të shohim drejtimin. Unë e deklaroj, se mos-hapja e negociatave është favorizim për të për të ndryshuar drejtimin e vendit, do të përballet me rezistencën më të fuqishme të shoqërisë shqiptare të organizuar nga PD”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *