Korrupsioni në vend/ Berisha hap “bllokun dixhital” dhe nxjerr në dritë akuzat ndaj baxhanakut të Ramës: Ka fituar tendera me miliona euro, 5 prej tyre…

Ish- kryeministri, Sali Berisha i është përgjigjur interesit të gazetarëve në lidhje me situatën e korrupsionit në vend.

Berisha në konferencën me mediat, ka përmendur faktin se të afërm me lidhje nepotike me Ramën dhe ish-ministrat kanë marrë kontrata të majme me tendera. Gjatë fjalës së tij, Berisha më së shumti u ndal tek baxhanaku i Ramës.

“Këto janë publikuar. Këto që iu them unë në librarinë time digjitale. Frangu kontratë 12 mld lekë, vëllai 17 në vitin 2021. Baxhanaku Armand Frangu, kompania D360 SHPK, është fituese në vitin 2014, 16 transaksione te thesarit me 2.3 milione, 2015 7 transaksione, ky është u lidhur me Beqen.Fiton 21.7 milionë tendera.

Po në 21, tenderi 16 mln euro nga kryebaxhanaku i tij, ça doni më shumë, përmes dy shoqërive ka përfituar 50 tendera, nga 5 pa garë fare. Ku pyet per gare ai. Kunati i Florinit dhe ari i Edvinit. Është edhe kompania e thjeshtrës, aekitetësh tender me 16 0 ml lekë nga Ministria e Kulturës”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *