Një bombol gazi ka shpërthyer mesditën e kësaj të premte në Krujë, ku për pasojë është djjegur një banesë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, në fshatin Miliska në banesën e shtetasit me inciale N. P., ku për pasojë është djegur plotësisht banesa.
Mëohet se nuk ka dëme në njerëz.
Sakaq, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e zjarrëfikëses, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.