Me dështimin e arrestimeve te kokave të bandave, del që 80 % e tyre e paskan ditur që po hetohen dhe jo siç u deklarua nga kryetari i SPAK Arben Kraja.
Përtej entuziazmit që “plumbi i art” i Nuredin Dumanit shkaktoi, një e vërtetë tjetër doli në dritë! Emrat e më të lakuarve në media dhe në hetuesi nuk janë gjetur në banesë. Në çdo raportim të deri tanishëm njoftohet:
Suel Çela- nuk është gjetur në banesë;
Talo Çela- nuk është gjetur në banesë;
Ervis Martinaj- nuk është gjetur në banesë;
Një lajm nga burime të brendshme të SPAK qarkulloj pak kohë më parë ku thuhej se Nurendin Dumani ka bashkëpunuar me drejtësinë, aso kohe u mohua që “hija” të kishte bashkëpunuar me drejtësinë. Por me sa u pa ky hetim u dekonspirua nga të gjitha anët.
Dhe me sa duket bashkë me Nuredin Dumani kanë folur edhe informatorët.
Operacioni ka nisur në Elbasan por është shtrirë edhe në Fier, Durrës, Korçë, Tiranë Shkodër dhe Lezhë.
Edhe pse ende nuk ka një bilanc, mësohet se deri më tani kemi vetëm 10 arrestime nga 32 urdhra të dalë nga SPAK pas dëshmisë së Nuredi Dumanit.
Gjithashtu janë në zbatim nga forca të shumta policore në disa qarqe me mbështetjen e RENEA, mbi 55 urdhër kontrolle në ambiente të ndryshme si shtëpi, hotele apo vende të njohura si baza të grupeve. Personat e skeduar dyshohen për drejtim dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, trafik droge, për vrasje, rrëmbim personi dhe gjobë-vënie në shuma të mëdha.
Por si doli hetimi deri në këtë pikë. Përplasja me Talo Çelën, ish-mikun e tij dhe personin që organizonte vrasjet mafioze në Shqipëri Nuredin Dumani, nisi për vrasjen e Andi Zylyfit, i cili u ekzekutua nga Talo Cela dhe bashkëpunëtorët e tij.
Ai ka treguar se i ka kërkuar Talo Çelës që ta përfshinte në vrasjen e Andi Zylyfit pasi kishte mbetur pa para, ndërkohë që kreu i bandës kishte përdorur makinën e tij, ç’ka kishte çuar policinë në gjurmët e tij në Durrës.