Një aksident ka ndodhur sot në Tiranë, ku një makinë ka përplasur një motomjet, si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke punuar për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 20.05.2022, në afërsi të rrethit të Selitës, mjeti me drejtues shtetasin M. L., ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin M. V., 24 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.