Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka publikuar një raport në lidhje me emërimin e Ceno Klosit në krye të Drejtorisë së Tatimeve, i cili u kap në shkelje nga KLSH. Përmes një postimi në Facebook, Salianji thekson se ky është degradim i shtetit dhe sipas tij Rilindja nuk ka limite.
“Degradimi i shtetit nga rilindja nuk njeh limite, drejtuesit e institucioneve në rastin më të mirë janë të paaftë, në shumicën e rasteve janë njerëz me cene, si drejtori i pergjithshëm i tatimeve!
Pasi Kontrolli i lartë i shtetit e kap në shkelje dhe kërkon largimin nga detyra dhe hetim Rama e pikas që ka ves dhe e emëron! Sistem permbys, në vend që ti dorezohen drejtësisë promovohet për të dorëzuar bizneset tek qeveria duke i kercenuar me gjoba”, thekson Salianji.