Presidenti i ri/ Alibeaj: Në dokumentin e propozuar palët do të binin dakord për kriteret! Ja pse u prish marrëveshja

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit ka thënë se në dokumentin zyrtar të propozuar palët do të binin dakord rreth kritereve.

Gjithashtu ai ka theksuar se pati tërheqje nga PS.

“Jeni dëshmitar që ne hartuam një dokument dhe një procedurë. Ju e keni dokumentin dhe keni qenë dëshmitarë. Dje kemi pasur mbledhje të Grupit Parlamentar që duhej të vazhdonte edhe sot. Por ndodhi që sot ka pasur në media një tërheqje nga ana e PS, pra procesi do të ishte i tillë ne do të identifikonim katër kandidatura. Hapi i fundit do të jepte edhe garancinë për këtë proces. E përsëris ajo kandidaturë që do të identifikohej si konsensuale do të ishte jo vetëm garancisë, por një shenjë e fortë që nuk do të kishte lojëra apo shmangie, por nga ana e PS pretendohet që kjo kandidaturë duhet të ketë vetëm firmat tona,. Pra kjo është një tërheqje dhe ne  e kemi ditur që PS nuk ka legjitimitetin real.”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *