Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj është shprehus se opozita nuk do të bëjë propozime në raundin e radhës për zgjedhjen e Presidentit të ri.
“Që të kishte një emër do të duhej që ky emër të propozohej nga ne. Nga katër kandidatura do të përzgjidheshin dy sic donin ata dhe nga ata dy të zgjidhnin një dhe ai një të kishte nënshkrimet e përbashkëta ne do të kishim presidentin e republikës të të gjithë shqiptarëve”, tha Alibeaj.
Për emrat që u propozuan një ditë më parë nga grupi i PD, Alibeaj tha se ishin kandidatura që sfiduan mazhorancën. Ata janë njerëz të pakorruptuar dhe me profile të larta, tha Alibeaj.
“Unë nuk kam keqardhje. Ne u nisëm për të krijuar një proces që të ishte jo proces kulisash, por në sytë e publikut. Duke qenë në mënyrë transparente është e qartë që ne kemi qëndruar parimor për të dhëne një president konsensual. Keqardhja ime është se në atë mbledhje në kryesi ne ramë dakord, Balla tha se biem dakord me dokumentin, por ky dokument u shkel nga ana e PS.
Ky nuk është vetëm një proces ku bëjmë eksperimente. Emrat që dolën dje, profile të larta të pa korruptuara. Këto ishin garancitë që ata kanë, sfiduan perse largu Ramën dhe mazhorancën. Panë emrat, panë që askënd nga ata nuk mund ta peshkonin, për këtë arsye tërhoqën bishtin ndër shalë”