Ballakni i Hapur/ Berisha: Ka futur në sherr Tiranën me Prishtinën! Ky projekt ka për synim shkatërrimin e…

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë takimit të tij elekoral në qytetin e Vlorës ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se me anë të Ballakanit të Hapur ka futur në sherr Kosovën dhe Serbinë.

Gjithashtu ka shtuar se në vend që të ndiqte procesin e Berlinit, Rama na lidhi me Serbinë.

Sipas Berishës Ballkani i Hapur ka për synim që të shkatërrojë prodhimin bujqësor të Shqipërisë.

“Sot kombi është i lirë. Por sot në Shqipëri, ne kemi një regjim i cili shkelmon me politikat që ndjek, interest më jetike kombëtare të shqiptarëve. Ka një përputhje, deri diku dhe një bashkëpunim midis albanofobisë dhe qarqeve albanofobike në rajon dhe botë, me qeverinë shqiptare. Mund të japim me dhjetra shembuj. Nuk po ndalem këtu në një skemë armik i jashtëm apo i brendshëm. Ne si komb kemi interest tona kombëtare. Të gjitha kombet kanë kundërshtarët e tyre, por kombet zhvillohen kur kanë një shtet patriotik, kur shteti bëhet gardian i interesave të tij. Dhe qytetarët i dëshmojnë dashurinë e tyre atdheut.

Të marrim Ballkanin e Hapur dhe Procesin e Berlinit. Me procesin e Berlinit, fuqitë europiane kërkojnë të na mbajnë të lidhur në procesin e integrimit europian, të na japin shpresë dhe projekte. Nga lindi ballkani i hapur. Ballkani i Hapur lindi nga Beogradi, sepse Beogradi nuk do të ndjekë procesin e integrimit europian. Pse nuk është i gatshëm? Sepse ka një President që është doktrinal për genocidin në Bosnje. Atij duhet të njohë genocidin.

Ky zotëria, shkon na lidh me të. Krijon një aleancë në kurriz të Prishtinës. Çfarë interesi është ky? Ky fut sherr mes Tiranës dhe Prishtinës. Ky projekt ka synim shkatërrimin e prodhimit shqiptar, pasi nuk konkurrojmë dot me një bujqësi që ka marrë më 20 herë më shumë subvencione se fermerët shqiptarë. Procesi europian e parashikon shkëmbimin me kuota që i ke të garantuara për prodhim dhe eksport, ndërsa ky na thotë tregti e lirë” – tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *