Kontrolle “blic” në Fier, agjentë të policisë kriminale në akset kryesore të qytetit

Policia ka ngritur disa pika kontrolli në qytetin e Fierit. Bëhet e ditur se efektivët e policisë janë duke i bërë kontroll fizik drejtuesve të makinave, verifikime të imtësishme të automjeteve,dokumentacioneve si dhe kontroll për mjetet me xhama të zinj.

Kontrollet janë dukë u kryer nga forcat e posaçme shqiponja, patrulla e përgjithshme e Komisariatit Fier, agjentë të policisë kriminale, ato të antidrogës e rrugores, jo vetëm në hyrje e dalje të qytetit por edhe në qendër të tij.

Në terren kanë zbritur një numër i madh uniformash blu, ndërsa në epiqendër mbeten personat e përfshirë në ngjarje kriminale dhe ata të shpallur në kërkim e që lëvizin të armatosur.

Ende nuk ka rezultate nga ky aksion i policisë së Fierit, ndërsa gjatë këtyre ditëve të fundit është vënë re shtim i kontrolleve si në qytet ashtu edhe në periferi të qytetit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *