Albin Kurti votoi në Shqipëri/Raportuesja për Kosovën në PE: Nuk mund ta kuptoj, e pa pranueshme!

Pak orë pas votimit të Albin Kurtit në Tiranë, një reagim publik është përcjellë nga ana e Raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Ajo është treguar tejet kritike, pasi Kurti votoi në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Shqipëri. Me anë të një postimi në Twitter, Cramon e ka konsideruar votimin e Kurtit si të papranueshëm.

“Nuk mund ta kuptoj se çfarë është e gjithë kjo. Nga njëra anë të gjithë në Kosovë ankohen për ndërhyrje nga Serbia ose nga vetë presidenti Aleksandar Vuçiq, por nga ana tjetër këtu, kryeministri i Kosovës edhe voton në një shtet fqinj. E papranueshme. Të paktën jo për mua”, u shpreh ajo.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka votuar mëngjesin e sotëm për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Kurti ka votuar në kopshtin numër 31, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, aty ku ka votuar më parë Kryemadhi dhe Meta.

Kurti ka qenë i shoqëruar nga kandidati i Vetëvendosjes në Shqipëri, Boiken Abazi, dhe mbështetës të Lëvizjes në Shqipëri.

‘Dita e zgjedhjeve është ditë e demokracisë, i ftoj qytetarët që të respektojnë Atdheun duke votuar, dhe duke bërë zgjedhjen më të mirë sipas parimeve. Dita është e bukur, me diell, e diel dhe do jetë deri në mbrëmje. Uroj për ditë me mbarësi, që ashtu sikurse unë e ka pasaportën e Shqipërisë”, tha Kurti.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *