I pranishëm në qytetin e Vlorës ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka zhvilluar Konferencën Ndërkombëtare “Drejt së Ardhmes: Qyteti im, shtëpia ime”.
Në përfundim të konferencës kreu i qeverisë është pyetur nga gazetarët për çështjen e Presidentit të ri. Rama ka refuzuar të flasë kurse komenteve të Brishës i është përgjigjur me humor.
Edi Rama: Por çfarë do?
T’ju pyesim për zgjedhjen e Presidentit
Edi Rama: Po ç’president, jemi në Vlorë.
Berisha nga Vlora tha që ai proces është karnaval
Edi Rama: Kush është ky?
Ai
Edi Rama: Ndjestë pastë, hajt mirë u pafshim