2 fshatra dhe 1 lagje në bashkinë Dimal mes plehrave dhe ujërave të zeza, banorët: Nuk na përfill askush, u mësuam me erën e fekaleve

Banorët e 2 fshatrave dhe të një lagjeje në bashkinë Dimal jetojnë prej vitesh mes plehrave dhe ujërave të zeza të cilat kundërmojnë nga era e keqe.

Në fshatrat e “Poshnje” dhe “Pashalli” që janë shumë afër qendrës së qytetit kanalet e ujërave të zeza prej vitesh vijojnë të jenë të hapura.

Sikur të mos mjaftonte kjo, këto kanale janë kthyer edhe në kosha plehrash, ku sheh të hedhura mbeturina nga më të ndryshmet, që siç edhe duket nga pamjet filmike janë të hershme dhe nuk janë pastruar asnjëherë.

Situata paraqitet problematike edhe në lagjen “Guri i Bardhë” të qytetit, lagje që siç duket bashkia Dimal e ka harruar që e ka në administrinin e saj, pasi prej javësh në këtë lagje nuk pastrohen koshat e plehrave.

Plehrat dhe mbetjet e hedhura në koshat e lagjes, vijojnë të jenë ende brenda dhe jashtë koshave dhe askush nuk shqetësohet për pastrimin e tyre.

Banorët shprehen se, ata janë ankuar shpeshherë në bashkinë Dimal për situatën e rënduar të plehrave dhe ujërave të zeza, por askush nuk e ka vënë ujin në zjarr, as për të pastruar dhe as për të ardhur qoftë një herë të vetme për të parë gjendjen.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *