Modele propagandistike dhe fate tragjike të ngjashme

Eglesina Markizova, e njohur ndryshe “Gelya” – një vajze 8 vjeçare nga Buryati i Mongolisë – u bë e famshme në gjithë Rusinë nga një foto me udhëheqësin sovjetik Josif Stalin. Në një ceremoni të organizuar në Kremlin, në 9 maj 1936, ajo i dhuroi atij një buqetë me lule nga fëmijët e Buriat-it, një krahinë autonome e R.P. të Mongolisë. Stalini u kënaq jashtë mase dhe foto bëri xhiron e botës, ku Stalini shpërfaqte imazhin aq të dëshiruar prej tij të një njeriu babaxhan, të dashur dhe të dhimbshëm edhe me fëmijët e popujve të tjerë.

Foton, me udhëheqësin e dashur, e shihje ngado: në gazeta, revista, stenda emulacioni, spitale dhe shkolla. Markizova u bë stari i ditës, thuajse një personazh historik, si vetë Ai që ajo përqafoi. Nuk vonoi dhe Georgi Lavrov – skulptori zyrtar i regjimit, e përjetësoi atë në mermer (edhe ai vuajti 17 vjet në gulaget staliniane)

Por nuk kaluan as 2 vjet dhe ndodhi përmbysja e madhe. Ati i saj, Ardan Markizov, Komisari i Popullit për Bujqësinë i Krahinës, u akuzua si sabotator dhe agjent i imperializmit dhe u ekzekutua, në kuadrin e spastrimeve të famshme staliniane të 1938-ës. E ëma u burgos dhe më pas u internua në Kazakhistan ku edhe vdiq në rrethana të mistershme. Eglesina, e mbetur jetime me dy fëmijët e tjerë më të vegjël, vuajti kalvarin e persekutimit material e moral, dhe vetëm vite më pas, në 1956, pas vdekjes të Stalinit dhe zbutjes relative të sistemit, emigroi në Turqi ku edhe vdiq në 2004, duke qenë një prej studiueseve më në zë të kulturës orientale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *