E propozuan si kandidat për president nga opozita, reagon Halim Kosova: Kam një tjetër prioritet në këto kohë

Mjeku i mirënjohur Halim Kosova ka dhënë një intervistë ditën e sotme për News24 ku dhe ka folur për propozimin që ka bërë opozita për President të Republikës.

Ai është shprehur se e ka dëgjuar këtë propozim nëpërmjet medias dhe teksa theksoi se e vlerëson shumë por ka si prioritet profesionin e tij dhe projektin për njerëzit në nevojë.

“Është një propozim dinjitoz dhe i rëndësishëm, me thënë të drejtën jam njohur nga mediat. Puna ime, eksperienca ime dhe fakti që kam hapur një fondacion për njerëzit në nevojë me duket më e vlefshme. Unë falënderoj çdo njeri që e ka propozuar, por e kam deklaruar që dua të përqendrohem në profesionin tim dhe kryesisht në ndihmën e familjeve në nevojë. Ky do të jetë prioriteti im”, ka thënë më tej Kosova.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *