Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias pritet të vizitojë Tiranën në ditën e hënë.
Kjo vizitë do të zhvillohet në lidhje me javën kulturore greke, kurse Dendias pritet të takohet me kryeministrin Rama, kryepeshkopin Anastas dhe me ministren e Jashtme Olta Xhaçka.
Gjithashtu në këtë takim pritet të diskutohet edhe për pensionet e shqiptarëve në Greqi.
Vizitës së tij në Tiranë, Dendias i parapriu me një takim me ambasadoren shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga.