Plumbi i Artë/ Tension në SPAK, dëshmon Xhixha: Dumani na tha se mbështetet nga ministra dhe prokurorë

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijon ende gjyqi ndaj të të arrestuarve pas dëshmive të Nuredin Dumanit. Një ndër personat që ka dëshmuar para trupës gjykuese është 31 vjeçari Besjan Xhixha. Ai ka theksuar se Dumani ka kryer plot 12 vrasje, duke nënvizuar lidhjen e këtij të fundit me politikën e cila e garantonte se nuk do ta gjente gjë.

“Nuredin Dumani ka kryer 12 vrasje. Pas çdo vrasje, na ka thënë se nuk më gjen asgjë, pasi ka lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madhe më ka thënë që ka lidhje me prokurorin Altin Dumani. E ka njeriun e vetë dhe ndihej i mbrojtur. Dumani është strehuar më shumë sesa një vit e gjysmë në shtëpinë time dhe e njoh dhëmbë e dhëmballë, madje një dhemb prej floriri e kemi vendosur tek një i afërmi im, nëse doni shkoni e verifikoni. Dumani duhet të flasë për të gjitha krimet që ka kryer, nëse me të vërtetë është i penduar,” tha Xhixha.

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *