Afër mbylljes së votimeve, Rama niset për në Durrës

Kanë mbetur vetëm dy orë nga mbyllja e orarit zyrtar të votimeve në Shqipëri. Ndërkohë që qytetarët votojnë, kryeministri Rama ka udhëtuar për në Durrës. Pak më herët, edhe kryedemokrati Basha ndodhej në qytetin bregdetar, nga ku iu bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë për partinë apo kandidatin e preferuar.

Për Edi Ramën kjo ishte lëvizja e parë jashtë Tiranës, ndërsa Basha ka udhëtuar në Durrës dhe Elbasan.

Rreth 3 milion e 600 mijë shqiptarë të regjistruar në listat e votuesve, do të zgjedhin sot 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Përpos subjektit zgjedhor, ata kanë të drejtë që të zgjedhin edhe kandidatin nga lista. Në këto zgjedhje marrin pjesë 12 parti, dhe disa kandidatë të pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *