Kandidati për kreun e PD Ibsen Elezi ka votuar pas kundërshtarit të tij në garë Sali Berisha.
Ai ka kërkuar që të zhvillohet një process i rregullt dhe transparent pa manipulime në votim.
Elezi theksoi se pas shpalljes së përfundimit të procesit do të njohë rezultatin, por thotë se nuk do tolerojë asnjë shkelje.
“Të numërohet çdo votë dhe të mos shtohet asnjë votë për asnjë kandidat. Ka zëra që qarkullojnë sepse në të kaluarën ka pasur shkelje nga më të rëndat. Në të kaluarën ka ndodhur rëndom kjo punë. Edhe po të kem informacion nuk mund ta mbështes në asnjë fakt. Kam vëzhgues në qendra.
Kam mbajtur një qëndrim tolerues në momentin kur ata nuk e kanë pasur vullnetin për t’u deklaruar në proces. Drita e së ardhmes nuk është as doktori dhe as unë. Drita e së ardhmes është vota e lirë. Individët nuk janë drita e diellit. Jemi në sistem parlamentar.
Njerëzit duhet të vendosin për ide dhe jo për individë. Jam fokusuar shumë te procesi dhe kjo ka qenë arsyeja pse kam pranuar të jem në garë. Besoj se pas shpalljes së përfundimit do ta njoh rezultatin por nuk do të toleroj. Kam toleruar shkelje të vogla dhe parimore. Nuk mund ta toleroj sepse është patoleruesme”, tha Elezi.