Një komisioner në Kavajë e ka mbyllur para kohe qëndrën e votimit, me pretekstin se nuk ka shkuar njeri të votojë. Sot çudirat nuk kanë fund. Një komisioner në Kavajë ka mbyllur para orarit zyrtar qendrën e votimit, ndërsa është justifikuar se prej pesë orësh nuk kishte shkuar njeri që të votonte.
I lodhur nga kjo situatë, ai ka marrë vendimin për ta mbyllur qëndrën e votimit. Komisioneri tha i revoltuar për mediat se ka pritur pesë orë në qendrën e votimit, por nuk është paraqitur asnjë votues.
“Nuk ka njeri. 100 shpi ka fshati gjithsej. Kam pesë orë që po rri. Nga ora një deri tani, ka pesë orë që kam qenë këtu dhe nuk ka ardhur asnjë person me votuar. E di se sa njerëz ka kjo lagje se kam qenë në komision prej vitit 1991”, u shpreh komisioneri.