Draghi bisedë telefonike me Zelenskyn, ja se për çfarë kanë diskutuar

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Italisë Mario Draghi për zhvillimet më të fundit të luftës.

Sipas mediave italiane, gjatë bisedës Draghi siguroi mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Ukrainën, nevojës për miratimin e paketës së sanksioneve, dhe zhbllokimin e porteve.

Zelensky e ka bërë vetë me dije telefonatën e tij me Draghi, pasi ka postuar në Twitter duke shkruar se e falenderon Draghi për mbështjetjen që i ka dhënë Ukrainës.

“Sot u zhvillua një bisedë telefonike me Mario Draghi. U fol për bashkëpunimin mbrojtës, nevojën për të përshpejtuar paketën e 6-të të sanksioneve dhe zhbllokimin e porteve të Ukrainës. Faleminderit për mbështetjen e pakushtëzuar për Ukrainën në rrugën drejt BE,”-ka shkruar Zelensky.

Zelensky ka deklaruar një javë më parë se presidentit i Francës Emmanuel Macron i kishte kërkuar që të bënte lëshime territoriale të Kievit ndaj Rusisë për të arritur paqen, gjë që ai vetë e kishte refuzuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *