Të shumta kanë qenë familjet në mbarë botën, të cilat janë solidarizuar me refugjatët ukrainas të luftës, duke iu ofruar atyre një strehë të sigurtë familjare.
Por mesa duket zemërgjerësia e një gruaje nga Britania, i ka kushtuar asaj ndarjen e nga partneri. Ajo rrëfen se pasi kishin strehuar në banesën e tyre një 22-vjeçare nga Ukraina, partneri i saj 29 vjeç, me të cilin kishte një lidhje prej 10 vitesh, është dashuruar me të dhe pas dy javësh janë larguar së bashku.
Madje pohon se çdo gjë ndodhi papritur dhe se iu përmbys bota nën këmbë kur zbuloi romancën e tyre. Megjithatë, ajo nuk i vë faj vajzës së re nga Ukraina, por partnerit të saj i cili e tradhtoi në mënyrën më të keqe të mundshme.
Burimi: Daily Mail